Në qytetin e Shkodrës prej shumë vitesh zhvillohet Panairi i Artizanatit dhe Zejeve. Pjesëmarrës në të janë dhjetra artizanë nga Shkodra dhe qytete që i përkasin hapësirave mbarëshqiptare. Panairi organizohet nga Shoqata e Artizanëve dhe Zejeve të Shqipërisë. Ai është një mundësi e mirë për të promovuar produktet bio dhe traditën më të mirë të vendit tonë.

Në Shkodër, një panair i tillë zhvillohet herë pas here dhe tërheq vëmendjen e shton interesin e qytetarëve shkodranë dhe jo vetëm. Nga viti 2012, Shoqata e Artizanëve dhe Zejeve drejtohet nga Zef Gjini, një inxhinier në ish-Ndërmarrjen Artistike të Shkodrës.

Ajo çfarë e bën të veçantë panairin e artizanatit dhe zejeve është se aty gjen artizanë nga veriu në jug, nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Si në çdo fushë, edhe këtu ka vend për përmirësim në mënyrë që gjërat të funksionojnë ashtu siç duhet.

Përtej vështirëve të veta, panairi mbetet një reklamë e mirë për Shkodrën falë larmisë së tij. Panairi është vazhdimi i një tradite shekullore dhe unike e Shkodrës dhe e vendit tonë falë artizanëve dhe zejtarëve duarartë që e mbajnë gjallë atë.

Materiali i transmetuar në RTSH