“Poezi n’festë” u titullua kështu pasditja letrare në Bibliotekën “Marin Barleti” ku ideatorja e eventit, poetja shkodrane Arjola Zadrima e konsideroi si një moment për ta festuar këtë ndjesi të shpirtit.

Mbështetëse e eventit, Biblioteka publike “Marin Barleti” dhe drejtuesja e saj, Ledia Dushi vë theksin në vazhdimësinë e organizimeve me karakter poetik në të ardhmen.

Pjesë e takimit, veç poetëve shkodranë ishin edhe ata të ardhur nga Kosova. Vlora Ademi është njëra prej tyre.

“Poezi n’festë” u organizua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Poezisë. Ideatorja Arjola Zadrima synon ta shndërrojë atë në një event të përvitshëm.