Dita e Verës u shoqërua në Shkodër me panairin tradicional të prodhimeve dhe produkteve artizanale në zonën muzeale të saj. Ky është i pari për këtë vit në qytet.

Xhubleta dhe kostumet popullore janë pjesë e rëndësishme e panairit.

Kryetari i Shoqatës së Artizanëve, Zef Gjini ka edhe një thirrje për zhvillimin e mëtejshëm të panairit. Panairi i prodhimeve artizanale do të vijojë për katër ditë me radhë në zonën këmbësore të qytetit.