Si një ditë vere ngjau kjo e sotmja për Shkodrën, njëjtë si edhe festa që “kryeqendrën” e saj ka Elbasanin. Moti i kthjellët dhe i ngrohtë ishin faktorë favorizues për qytetarët shkodranë që kishin zgjedhur parqet dhe shëtitjet në natyrë për të kaluar një ditë ndryshe duke shijuar edhe pushimin zyrtar.

Dita e Verës nuk është një festë tradicionale e Shkodrës por kjo nuk përbën një arsye për të mos e festuar atë për qytetarët e saj.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”). Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.