Në mesin e shumë adhuruesve të librit është promovuar “Qyteti dhe letërsia: ese” i autorit Stefan Çapaliku, në ambientet e Bibliotekës “Zoja e Shkodrës”.
Autori Çapaliku në këtë libër sjell një shtrirje letrare të qytetit të Shkodrës duke përfshirë arkitekturën, pikturën, fotografinë, humorin, zejet dhe gjithçka tjetër që e karakterizon këtë qytet, pa harruar edhe tre figurat kyqe të letërsisë shqipe të cilët ishin me prejardhje shkodrane si Gjergj Fishta, Migjeni dhe Ernest Koliqi.
Libri është një mundësi edhe për të reflektuar mbi të ardhmen e qytetit në lidhje me kulturën dhe historinë. Për vlerat e shkrimtarit Çapaliku dhe librit që sjell ai foli edhe Dom Vlash Palaj, nismëtari i krijimit të kësaj biblioteke.
Pak kohë më parë, autori Çapaliku prezantoi librin e tij edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
