Teatri për fëmijë ka shënuar rekord spektatorësh në teatrin “Migjeni”. Më shumë se 3200 fëmijë kanë ndjekur në sallën e teatrit “Migjeni” shfaqjen premierë “Mbretëresha e Borës”. Një sukses i jashtëzakonshëm që do të pasohet me të tjera premiera nga artistët shkodranë. Kjo fundjavë rezervon sërish këtë premierë për fëmijët që duan të shijojnë shfaqjen e dedikuar për ta duke nisur nga e premtja paradite në orën 10.

©️ Fotografitë e realizuara nga Eniko Mosi