DRTK Shkodër ka publikuar në kuadër të rubrikës së saj në rrjetet sociale dedikuar arkivës, korrespondencën e shkrimtarit shkodran për fëmijë, Teufik Gjyli me Migjenin.
Miqësia mes tyre i rezistoi viteve dhe pas vdekjes, dëshmi e së cilës janë dorëshkrimet e ruajtura me shumë kujdes në familjen Gjyli, prej shumë kohësh.
Shkrimtari Teufik Gjyli, krahas respektit dhe miqësisë për Migjenin, reflektuar në çdo krijim apo tufë botimesh është nderim në shërbim të pavdeksisë së Milloshit.
Fragmenti është shkëputur nga dorëshkrimet me titull: “Një refren i qytetit tim, kujtime me Migjenin”, trashëgimni e familjes Gjyli, dhe që po e ndajmë me ju;

“Pre kaloi një çerek shekulli nga dita që s’u pamë ma. Po, ajo fytyrë e dashtun dhe ai za i ambël, gjithnjë më del parasysh e më tingëllon në veshë. Më duket sikur e kam këtu në dhomë e po e shikoj me një libër në dorë. Më duket sikur jam duke bisedue me të. Më bahet sikur asht tue çfletue disa faqe t’atij libri dhe po nxjerr andej nji punim t’vetin.”
