Gjuha e urrejtjes në mediat sociale ishte fokusi i takimit të zhvilluar në shkollën e mesme “Oso Kuka” të Shkodrës në kuadër të Javës Kundër Diskriminimit. Mbrotja e të drejtave të njeriut mbetet një pikë e rëndësishme që sanksionohet edhe në Kushtetutën e vendit.
Diskriminimi vjen i përhapur në forma të ndryshme të tij duke sjellë pasoja negative për shoqërinë. Ky fenomen paraqitet jo pak shqetësues tek të rinjtë.
“Nga diskriminimi për aftësinë e kufizuar e deri tek gjuha e urrejtjes në mediat sociale, rastet janë nga më të ndryshmet”, shprehet komisioneri Gajda.
Referuar të dhënave statistikore, përgjatë vitit 2023 mbi 300 raste me bazë diskriminimin u adresuan në drejtim të Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
