Dita e dytë e festimeve të Karnavaleve nisi me programin artistik të gjimnazeve të Shkodrës dhe njësive administrative në teatrin “Migjeni”. Të rinjtë pjesëmarrës erdhën me mesazhe të rëndësishme për shoqërinë.
Kalendari parashikon një program të pasur artistik edhe në vijim. Festimet e karnavaleve vijuan edhe mbrëmjen e së premtes me spektaklin e dritave, të projektuara në fasadën e Bashkisë ku qindra qytetarë e panë nga afër atë.
Maskat veneciane sollën atmosferë në rrugët e Shkodrës dhe baret e restorantet e qytetit.
Karnavalet dhe festimi i tyre do të vijojë edhe përgjatë të dielës. Diegia e dordolecit do të shënojë fundin e këtij edicioni.
