QKF “Kujtim Alija” organizoi për dy ditë me radhë finalet e kampionatit të ping-pongut për shkollat 9-vjeçare të Shkodrës. Në dallim nga vitet e kaluara, në këtë edicion kishte jo vetëm pjesëmarrje më të madhe por edhe nivel më të lartë. Rreth 30 shkolla të qytetit dhe njësive administrative u bënë pjesë e kampionatit të këtij viti. Spektatorët ndoqën me interes duelet e tij.
Disa nga pjesëmarrësit e shikojnë ping-pongun jo vetëm si sport zbavitës por edhe si një mundësi e të ardhmes së tyre ndonëse janë ende herët. “Ping-pongu është një sport që të jep disa avantazhe”, shprehet përgjegjësi i sporteve, Agim Troshani.
Kampionati i ping-pongut në mes shkollave 9-vjeçare erdhi pak ditë pas atij të shahut. Ai është një nga aktivitetet e traditës për QKF “Kujtim Alija”.
Fitues u shpallën nxënësit :
Vajza
🥇Anabel Çoba – Shkolla ”Z. Krishtit”
🥈Ajri Hoxha – Shkolla ”P. Mahringer “
🥉Anamaria Daberdaku – Shkolla “B. Kadia”
Djem
🥇Artur Troshani – Shkolla ”Maarif”
🥈Dion Ibershimi – Shkolla ”Ndre Mjeda”
🥉Deanio Brunga – Shkolla ”M. Ndihmëtare”
