Biblioteka “Marin Barleti” ka njoftuar në rrjetet sociale lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të përkthyesit, studiuesit dhe diplomatit shkodran Zef Simoni.
Biografia
Zef Simoni ishe përkthyes, studiues dhe diplomat. U lind në Shkodër me 19.03.1933. Ishte i biri i Cuk Simonit. Mësimet e para i merr në shtëpi nga prindërit. Mësoi ofro 11 gjuhë të huaja. Punoi si përkthyes në Agjensinë Telegrafike Shqiptare (A.T.SH.) dhe kryeredaktor e përkthyes në Ndërmarrjen e Botimeve Tiranë.
Në vitet e para të demokracisë ishte ambasador në Spanjë, deri më 1997 dhe më pas do të dalë në pension. Është autor i fjalorit gjermanisht – shqip dhe shqip – gjermanisht, spanjisht – shqip si dhe disa variante të fjalorit italisht – shqip. Është bashkautor me Ferdinand Lekën i fjalorit italisht – shqip (me rreth 50 mijë fjalë), Fjalorit shqip – italisht (40 mijë fjalë).
Gjithashtu është përkthyes i veprës “Kushtrimi i të parëve” nga Xhek London.
Është fitues i çmimit të parë si përkthyesi më i mirë në Shqipëri nga Fondacioni “Soros”.
