DRTK Shkodër ka promovuar një tjetër bukuri të trashëgimisë së pasur kulturore të veriut në rrjetet sociale.
🗻𝘼 𝙞 𝙣𝙟𝙞𝙝𝙣𝙞 𝙥𝙖𝙨𝙪𝙧𝙞𝙩𝙚 𝙖𝙧𝙠𝙚𝙤𝙡𝙤𝙜𝙟𝙞𝙠𝙚 𝙣𝙚 𝙖𝙧𝙚𝙖𝙡𝙞𝙣 𝙫𝙚𝙧𝙞𝙤𝙧?
🏰𝙆𝙖𝙡𝙖𝙟𝙖 𝙚 𝙎𝙚𝙗𝙖𝙨𝙩𝙚𝙨 - 𝙈𝙤𝙣𝙪𝙢𝙚𝙣𝙩 𝙆𝙪𝙡𝙩𝙪𝙧𝙚, 𝙆𝙖𝙩𝙚𝙜𝙤𝙧𝙞𝙖 𝙡 (1963);
Ky fortifikim i antikitetit të vonë, ngrihet mbi një kodër rreth 200 m të lartë nga ku kontrollohet e gjithë fusha e Laçit. Muret e rrethimit fortifikues të kështjellës së Sebastës bazuar në teknikën e ndërtimit dhe materiali arkeologjik zbuluar aty e datojnë kalanë si periudhë ndërtimi mes shek. IV-VI.
Edhe pse kalaja identifikohet me emrin “Sebasta”, arkeologët e lidhin me emrin e lashtë “Latium”, që ka lindur si pikë kontrrolli e rrugës Dyrrahium-Lisuss-Scodrae. Në shekujt e parë të erës sonë jeta zbret në fushë, por ka një zhvendosje sërish në shek.IV-VI në relieve të larta si rezultat i inkursioneve dhe dyndjeve barbare në Ballkan, në këtë rast në kodrën e njohur të Shën Antonit.
Muret e rrethimit fortifikues të kështjellës së Sebastes bazuar në teknikën e ndërtimit me gurë kuadratikë si dhe fragmentet e qeramikës me vernik të zi të gjetura brenda saj, e datojnë atë si fundi i shek.IV dhe fazë të dytë shek.VI.
Në kronikën e tij, Prokopi i Qezaresë shkruan se perandori bizantin Justiniani ndërtoi në Epirin e Ri 32 kala dhe rindërtoi 26 të tjera, me qëllim që të mbronte Epirin e Ri nga sulmet sllave.
At Donati shkruan;
“Âsht per t’u çuditë, se si Emz. Mark Skura nder rrelacjone Ndër kohët e hershme Sebastja ká kênë nji qytetzë me randësí në pikpamje strategjike. Germadhet e saja shifen edhe sot në nji maje jo fort të naltë kah veri-lindja e katundit Laç në Kurbî. Kalaja e Sebastes zotnon mbarë fushën deri në breg të detit. Ajo, pá dyshim ka kênë edhe në kohë të Rromakve; ketê e vertetojn edhe êmnat e shumtë latinisht, qi ruhen edhe sot rreth e rreth. Me qytetzen e Sebastes âsht e lidhun edhe gojëdhana e Shna Vlashit e 40 Martirve, si edhe historija e Kuvendit Françeskan në Sebaste e Kisha e vjeter, qi nderohet me titullin “Shêjtnorja e Shna Ndout”.
Lidhja historike me kishën e Shna Ndout dhe ndërthurja e rrallë natyrore mes ketyre dy monumenteve historike, religjoze dhe kulturore janë vlera të rëndësishme që karakterizojnë krahinën e Kurbinit.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit




