Si në Venecia, qytetin e famshëm italian, kjo është ndjesia që të përcjellë vizita në punishten e prodhimit të maskave veneciane në Shkodër. Maskat “Made in Albania” janë nga më të veçantat në të gjithë botën.
Krijimi i një maske të tillë kërkon kohën e vet. Kjo punishte përbën edhe një nga atraksionet turistike të qytetit dhe për të kanë shkruar edhe media botërore.
Maskat e shumëllojshme janë të pranishme jo vetëm në Shkodër e Venecia por në disa nga vendet më të rëndësishme të botës.
