Përkthyesi dhe shkrimtari Edmond Tupja ishte i ftuari i aktivitetit të zhvilluar në Bibliotekën Shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Takimi i organizuar nga “Klubi i librit”, erdhi në formën e një bisede të hapur ku fokusi kryesor i saj ishte rrëfimi i një prindi për fëmijën me autizëm.

Edmond Tupja në prononcimin për mediat thekson rëndësinë e psikologut dhe prezencës së tij në shoqërinë e sotme shqiptare. Tupja shpreh shqetësimin edhe të problematikave dhe paragjykimeve me të cilat ndeshet sot prindi i një fëmije autik.

Përkthyesi dhe shkrimtari Tupja ka një mesazh për të dhënë në lidhje me këtë aspekt të shoqërisë. Pjesë e takimit ishte edhe diskutimi rreth librit të tij “Kur dhimbja premton dashuri”.