Kampionati i shahut mes shkollave 9-vjeçare uli siparin e tij. Për tre ditë me radhë garuan mes tyre në QKF “Kujtim Alija” nxënës të shkollave publike dhe jopublike të Shkodrës. Në ditën e tretë duelonin më të mirët e kategorive “Cikël i ulët” dhe “Cikël i lartë” për vajza dhe djem.

Instruktori i shahut Bernard Leka vlerëson paraqitjen e pjesëmarrësve dhe thekson rëndësinë që ka ky organizim për traditën e Shkodrës në këtë lojë.

Aktivizimi i sa më shumë fëmijëve në lojën e shahut mbetet synimi kryesor i organizatorëve. Ceremonia e fituesve do të zhvillohet në ditët në vazhdim në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.