Arseld Muça është një nga maturantët ekselentë të qytetit. Mëson në një nga shkollat jopublike të tij. Rezultatet shumë të mira në olimpiadën e lëndëve shkencore, ku u vlerësua me çertifikatë në ceremoninë e fituesve, zhvilluar dy ditë më parë në Shkodër janë tregues i punës së tij studimore.

Matematika është lënda e tij e preferuar ndaj i kushton vëmendje më të madhe. Mësuesja e Matematikës, Iljesa Dibra,  ndihet krenare për arritjet e Arseldit. “Një shembull për shkollën”, e konsideron Arseldin edhe drejtuesja didaktike e shkollës “Maarif Shkodër”, Majlinda Gokaj.

Arseldi ka dëshirë të vazhdojë studimet në fushën e inxhinierisë por ai ushqen një dashuri të madhe edhe për artin ku është i angazhuar vazhdimisht në aktivitetet kulturore të qytetit.