QKF “Kujtim Alija” çeli sot kampionatin e shahut mes shkollave 9-vjeçare publike dhe jopublike të Shkodrës. Duelet e ditës së parë nisën me kategorinë e ciklit të ulët për vajza dhe djem. Organizimi i kampionatit është një traditë e vjetër për qytetin e Shkodrës.
“Pjesëmarrja në raport me vitet e tjera duket më e madhe”, shprehet instruktori i shahut Bernard Leka.
Fëmijët pjesëmarrës po duelojnë me njëri-tjetrin por edhe po zbaviten përmes lojës që stimulon mendjen. Kampionati duket i fortë për shkak të pranisë së elementit cilësor në përbërje.
Në ditën e dytë të kampionatit do të ndeshen me njëri-tjetrin nxënësit e kategorisë “Cikël i lartë”.
