Këngë, valle dhe shumë elementë të tjerë artistikë i dhanë ngjyra aktivitetit të organizuar nga ZVA Shkodër mbi përfundimin me sukses të edicionit të dytë të olimpiadës në lëndë të ndryshme si: Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji dhe Informatikë.

Gjatë aktivitetit u vlerësuan 52 nxënësit më të mirë. Për drejtuesen e ZVA Shkodër, aktivitete si këto janë tregues i traditës arsimdashëse të Shkodrës. Disa nga nxënësit fitues shprehen se kjo është një ditë e veçantë për ta.

Aktiviteti vijoi me ritme festive deri në fund të tij teksa u ndoq me interes nga të pranishmit.