Vitore Nino (Ujka) ka lindur me 7 shkurt 1924 në qytetin e Shkodrës. Pasi mbaron Insitutin Pedagogjik fillon punë si mësuese e gjuhës shqipe në Tiranë dhe Kosovë. Dashuria e saj për teatrit ishte shumë e madhe. Ajo përfshihet në grupet amatore teatrore në Shkodër, në vitin 1946, regjisori Andrea Skanjeti e përzgjedhë për shfaqjen “Portreti”.
Në vitin 1949 sëbashku me shtatë aktor të tjerë krijojnë trupën e parë profesioniste të teatrit “Migjeni”. Vitore Nino që nga viti 1949 e deri në vitin 1984 ka interpretuar 71 përsonazhe me trupen e teatrit “Migjeni”. Vitore Nino u shqua si një aktore me pontecial të madh, krijimi i karaktereve, herë epik e herë lirik, herë si burrëneshë e herë e shoqëruar me humorin fin shkodran e bënë atë si një nga aktoret më të dashura për spektatorin.

Të veçanta ishin figurat e krijuara në shfaqjet, “Përmbysja”, “Çështje ruse”, “Ishulli i paqes”, “Votra e huaj”, “Nora”, “Përkolgjinajt”, “Çifti i lumtur”, “Cuca e maleve”, “Baca i Gjetajve” etj. Vitore Nino la një gjurmë të pashlyer në kinematografinë shqiptare duke interpretuar në tetë filma.
Vitore Nino u nda nga jeta me 25 mars 2007.
©️ Faqja e Teatrit “Migjeni” në Facebook
