Kalaja “Rozafa” u vizitua sot nga nxënës të shkollave të qytetit si pjesë e një projekti të iniciuar nga DRTK Shkodër mbi njohjen me vlerat dhe resurset e trashëgimisë kulturore. Punimi i një maskote karnevalesh dhe realizimi i një guide në një gjuhë të huaj ishin detyrat kryesore të pjesëmarrësve.

Specialisti Petrit Bilali thekson rëndësinë e aktiviteteve të tilla që i mundëson të rinjve të njohin historinë. Silvani është një nga mësuesit që i ka dedikuar kohë përgatitjes së guidës së bashku me nxënësit e tjerë.

Në projekt u përfshinë 3 shkolla të qytetit: “Shejnaze Juka”, shkolla austriake “Peter Mahringer” dhe Medreseja “Haxhi Sheh Shamia”. Iniciativa e realizuar në kalanë “Rozafa” i paraprin disa aktiviteteve në kuadër të festës së karnevaleve.