Në Shkodër ka jo pak qytetarë që mund të krenohen me pasuritë bibliotekore që posedojnë në shtëpitë e tyre. Gëzim Sejko ka kontribuar vite të tëra në arsim si mësues i lëndës së Historisë dhe Gjeografisë.

Ai ka në banesën e tij mbi 2500 libra, një pjesë e të cilave janë botime të tij. Biblioteka përmban një gamë të gjerë librash ku pjesë e saj janë edhe dosjet me kaligrafinë e profesor Gëzimit.

Gëzim Sejko shprehet se biblioteka tashmë është e inventarizuar e gjitha dhe synon ta pasurojë edhe më shumë atë.