DRTK Shkodër ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një tjetër pikë me vlera historike dhe bukuri natyrore.
𝘼 𝙞 𝙣𝙟𝙞𝙝𝙣𝙞 𝙥𝙖𝙨𝙪𝙧𝙞𝙩𝙚 𝙖𝙧𝙠𝙚𝙤𝙡𝙤𝙜𝙟𝙞𝙠𝙚 𝙣𝙚 𝙖𝙧𝙚𝙖𝙡𝙞𝙣 𝙚 𝙎𝙝𝙠𝙤𝙙𝙧𝙚𝙨?!
Në luginën ku gjarpëron kanioni i lumit Rrjoll rrëzë bjeshkëve të Parubës dhe malit të Maranajt në zonën e MbiShkodrës, thyerjet tektonike të kanionit, pyjet me gështenja, mullinjtë shekullor, ruajnë në fshehtësinë e tyre edhe gjurmë arkeologjike e historike siç është dhe Balessiumi që ngrihet në majën e kodrës së Ballecit.
Emri Balessium, për herë të parë del nga një letër që i drejtohet arqipeshkvit të Tivarit në vitin 1062 nga Papa Aleksander II (Farlati, IIlyricum Sacrum). Ipeshkvia ishte në varësinë e arqipeshkvit të përmendur. Mesa duket ajo kish qenë më parë nën mitropolinë e Dokleas.
Dioqeza e Balesiumit ishte plaçkitur dhe varfëruar prej skizmatikëve në mesin e shek.XIV duke çuar në braktisjen e qytetit. Në 1448 përmendet si një fortifikim i rindërtuar nga Skënderbeu në tentativë për ti hequr venecianëve domenet përreth Shkodrës. Sot rrënojat e qytezës mesjetare që përbëhen nga fragmente muresh perimetral të fortifikimit dhe të një kishe katedrale dedikuar Shën Mërisë kanë statusin 'Monument Kulture' Kategoria I-rë (1977).
#𝗻𝗷𝗶𝗵𝘁𝗿𝗮𝘀𝗵𝗲𝗴𝗶𝗺𝗶𝗻𝗲
#𝗽𝗿𝗲𝗸𝘁𝗿𝗮𝘀𝗵𝗲𝗴𝗶𝗺𝗶𝗻𝗲𝗸𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗼𝗿𝗲🇦🇱🇦🇱🇦🇱
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit



