Faqja zyrtare e teatrit “Migjeni” në Facebook ka publikuar njoftimin e ri mbi shtyrjen e afatit të dorëzimeve sa i përket projekteve të reja artistike.

Njoftimi i plotë i teatrit “Migjeni”

SHTYHET AFATI PËR APLIKIM PËR THIRRJEN PËR PROJEKTE ARTISTIKE PËR TEATRIN “MIGJENI”

PËR VITIN 2024

Me qëllim dhënien e mundësisë të gjithë krijuesve të skenës teatrore për të paraqitur projekte artistike ju njoftojmë për shtyrjen e afatit të aplikimit për thirrjen për projekte
artistike për vitin 2024 në Teatrin “Migjeni”, Shkodër.
Thirrja është e vlefshme për shfaqje bashkëkohore me prioritet dramaturgjinë shqiptare apo atë
botërore, si dhe për bashkëprodhime.
Të gjithë krijuesit: regjisorë, producentë, koreografë, dramaturgë, muzikantë janë të mirëpritur që të sjellin projektet e tyre (dramë, komedi, musical, etj.)

Dosja duhet të përmbajë:

- CV të aplikantit;
- Projekt propozimin;
- Përshkrimin e projektit;
- Sinopsin dhe tekstin e veprës;
- Periudhën kohore të parashikuar për ngritjen në skenë të veprës artistike;
- Numrin e shfaqjeve të parashikuara të veprës artistike.

Dorëzimi i dokumentacionit shtyhet deri më datë 5 shkurt, nga ora 09:00-14:00 në protokollin e Bashkisë Shkodër.