Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka shpërndarë në faqen zyrtare në Facebook përgatitjet e Orkestrës Simfonike të Shkodrës për vitin 2024.
Nën dirigjimin e Maestro Jetmir Barbullushi, Orkestra Simfonike e Shkodrës ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Në buxhetin e 2024-ës kemi parashikuar rritjen e pagesave per honoraret e muzikantëve dhe shumë shpejt do kemi një seri të plotë të veglave muzikore për Orkestrën Simfonike që është padyshim një nga krenaritë e Shkodrës.
