Për të gjashtin edicion, teatri “Migjeni” do të vazhdojë të organizojë Festivalin Teatror për të Rinj “Youth Theatre” me pjesëmarrjen e shkollave të mesme publike dhe jopublike të qytetit dhe njësive administrative të tij. Këtë vit do të jenë pjesëmarrëse 9 shkolla të mesme ndërsa audicionet kanë nisur prej ditësh.
Zhvillimi i këtij festivali është një mundësi e mirë për të afruar të rinjtë me teatrit ndërsa për këtë të fundit për të zbuluar elementë të spikatur. Shkolla e mesme profesionale “Hamdi Bushati” është njëra nga pjesëmarrëset e këtij edicioni. Ajo rikthehet pas dy vitesh si e tillë.
Vitin e kaluar gjimnazi “Jordan Misja” rrëmbeu çmimin e parë me dramën premierë që trajton fenomenin e dhunës në shoqëri “Riedukimi i Apolonit” i regjisorit Vladimir Doda.
