Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” ka bërë publike disa shifra në lidhje me vizitorët e tij në vitin që lamë pas.

Postimi në Facebook…

𝗠𝗔𝗥𝗨𝗕𝗜 𝟮𝟬𝟮𝟯📊

Viti 2023 shënoi një rekord vizitueshmërie të muzeut me një 𝗻𝘂𝗺𝗲𝗿 𝘁𝗼𝘁𝗮𝗹 𝗽𝗿𝗲𝗷 𝟭𝟵,𝟮𝟮𝟬 𝘃𝗶𝘇𝗶𝘁𝗼𝗿𝗲𝘀𝗵, 52,7% femra, 47,3% meshkuj, 𝘀𝗵𝗶𝗳𝗲𝗿 𝗸𝗷𝗼 𝟮𝟮% 𝗺𝗲 𝗲 𝗹𝗮𝗿𝘁𝗲 𝘀𝗲 𝗻𝗲 𝘃𝗶𝘁𝗶𝗻 𝟮𝟬𝟮𝟮.

Krahasisht me vitin 2022, 𝗸𝗮 𝗻𝗷𝗲 𝗿𝗿𝗶𝘁𝗷𝗲 𝘁𝗲 𝘃𝗶𝘇𝗶𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗮𝘀🇦🇱 i cili përbën 42% të vizitueshmërisë totale.

𝗡𝗱𝗲𝗿 𝘃𝗶𝘇𝗶𝘁𝗼𝗿𝗲𝘁 𝗲 𝗵𝘂𝗮𝗷 𝘁𝗲 𝗺𝘂𝘇𝗲𝘂𝘁, ashtu si në vitet e mëparshme, vendin e parë e zënë vizitorët nga Italia🇮🇹 11,1% dhe Franca🇫🇷 9,8% të ndjekur nga Gjermania🇩🇪 8.4% e Hollanda🇳🇱 4%.

Një vend të rëndësishëm në këtë statistikë zënë edhe 𝘃𝗶𝘇𝗶𝘁𝗮𝘁 𝗲 𝘀𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝗮𝘃𝗲🏫
Gjatë vitit, në kuadër të vizitave të prenotuara dhe programit të edukimit, muzeu u vizitua nga 𝟭,𝟵𝟰𝟬 𝗻𝘅𝗲𝗻𝗲𝘀 𝗲 𝘀𝘁𝘂𝗱𝗲𝗻𝘁𝗲👨‍💻 të institucioneve arsimore kudo në vend, me një vizitueshmëri më të lartë nga shkollat 9-vjeçare.

Çdo ‘vit statistikor’ për ne është një moment reflektimi dhe programimi në raport me ofertën ndaj vizitorit të target grupeve e kombësive të ndryshme, për cilësinë e vizitës, për sugjerimet dhe kritikat që evidentohen e analizohen nga 𝗽𝘆𝗲𝘁𝗲𝘀𝗼𝗿𝗲𝘁📋 𝗻𝗲 𝗴𝗷𝘂𝗵𝗲𝗻 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗮𝗻𝗴𝗹𝗲𝘇𝗲 𝗾𝗲 𝗴𝗷𝗲𝗻𝗱𝗲𝗻 𝗽𝗿𝗮𝗻𝗲 𝗿𝗲𝗰𝗲𝗽𝘀𝗶𝗼𝗻𝗶𝘁.

Përgjatë viteve jemi përpjekur t’ju sjellim ekspozita, biseda, programe edukimi, botime dhe evente të tjera që ndërlidhen patjetër me fotografinë dhe arkivin Marubi, zemrën e institucionit tonë, por gjithmonë vëmendja jonë është tek kultivimi, tek hulumtimi, tek hapja ndaj publikut e tek kujdesi ndaj studiuesve, vizitorëve, nxënësve e studentëve; tek krijimi i dinamikave për krijimin e një hapësire ftuese e cila ruan e promovon trashëgiminë kulturore në qytet e më gjërë.

© MKFM