Faqja e DRTK Shkodër në Facebook dhe Instagram, në rubrikën e saj “A i njihni pasuritë arkeologjike në arealin e Shkodrës?!” ka postuar një material rreth fshatit Marshej dhe fortifikimit të tij.

𝘼 𝙞 𝙣𝙟𝙞𝙝𝙣𝙞 𝙥𝙖𝙨𝙪𝙧𝙞𝙩𝙚 𝙖𝙧𝙠𝙚𝙤𝙡𝙤𝙜𝙟𝙞𝙠𝙚 𝙣𝙚 𝙖𝙧𝙚𝙖𝙡𝙞𝙣 𝙚 𝙎𝙝𝙠𝙤𝙙𝙧𝙚𝙨?!

🗻Fortifikimi i Marshejt, në fshatin me të njëjtin emër, ngrihet në një kodër shkëmbore, ku rrëzë së cilës gjarpëron dhe kanioni i Përroit të Thatë, i cili me shtratin e tij të thellë dhe brinjet vertikale, përbën një mbrojtje natyrore për vendbanimin.

Në majën e kodrës ruhen gjurmët e një muri prehistorik, që e rrethonte atë nga të gjitha anët, duke krijuar një planimetri eliptike. Pikërisht këtu ruhet ende një segment muri rreth 150 m. me trashësi prej 2,70 m. dhe në një lartësi prej rreth 1 m. Përbëhet nga dy faqe të ndërtuara me gurë të papunuar, të vendosur pa rregull. Brendësia është mbushur me gurë më të vegjël dhe çakull të trashë. Nga teknika e ndërtimit, duket më primitive se muret e vendbanimit të Gajtanit.

#𝗻𝗷𝗶𝗵𝘁𝗿𝗮𝘀𝗵𝗲𝗴𝗶𝗺𝗶𝗻𝗲
#𝗽𝗿𝗲𝗸𝘁𝗿𝗮𝘀𝗵𝗲𝗴𝗶𝗺𝗶𝗻𝗲𝗸𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗼𝗿𝗲🇦🇱🇦🇱🇦🇱