Mjeshtri i artit pamor Pashk Përvathi ishte i ftuar në Bibliotekën “Marin Barleti” jo si piktor por si shkrimtar, duke i prezantuar të pranishmëve një anë të re të krijimtarisë së tij.
“Rrugëtimi im”, një libër i jetës së autorit që sjell çaste dhe momente të ndryshme nga fëmijëria në ditët aktuale. Puna për këtë libër ka nisur disa vite më parë. Ka disa arsye përse zgjodhi të shkruajë një libër për veten e tij. Me Shkodrën e lidhin kujtime të hershme.
Pashk Përvathi, me origjinë nga Manatia e Lezhës njihet gjerësisht për publikun si mjeshtër i zhanrit të pikturës duke prezantuar ekspozita individuale edhe në Galerinë e Arteve të Shkodrës.
