Fonoteka e Radio Shkodrës përmban një pjesë të rëndësishme të historisë së këtij radiostacioni. Në të përfshihen: edicione informative, emisione kulturore, programe humoristike, emisione për fëmijë, rubrika sportive etj. “Muzika është një nga elementët me rëndësi që gjendet aty”, tregon mirëmbajtësja e fonotekës, gazetarja Blerta Cina.

Mbi 5 mijë materiale të fonotekës janë digjitalizuar tashmë dhe me këtë proçes është marrë Muhamet Basha, ish-punonjës prej 30 vitesh i Radio Shkodrës. “Proçesi ka patur vështirësitë e veta”, shprehet Basha.

Një pjesë e materialeve të Fonotekës së Radio Shkodrës janë ende të padigjitalizuara. Ato kanë një rëndësi të madhe si pjesë e pasurisë kulturore dhe shpirtit të këtij qyteti dhe jo vetëm të radios.