Në Qendrën Rinore “Atelie” u çel për vizitorët ekspozita personale “Terapi shpirti” e piktores së re shkodrane Sibel Nimani. Mbi 30 punimet e saj në këtë zhanër të artit përmbajnë portrete, peisazhe, ngjyra dhe kontraste.

Sibeli është studente e masterit në degën e Pikturës në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Për këtë ekspozitë, ajo ka punuar që prej verës së vitit 2023. Pikturat e saj vijnë si një reflektim i gjendjes së brendshme emocionale.

Pedagogia e Artit, Erëmirë Jahja vlerëson talentin e Sibelit dhe anën teknike të realizimit të pikturave. Ndonëse artistja e re shkodrane Sibel Nimani ka qenë pjesë e rregullt e ekspozitave të ndryshme kolektive, kjo ishte ekspozita e saj e parë personale.