“Zanafilla” është libri i dytë i shkrimtarit të ri shkodran Suad Arilla. Ai e prezantoi atë në mjediset e Bibliotekës publike “Marin Barleti”, rrethuar nga dashamirës dhe miq të librit. Autori shprehet se puna për librin ka zgjatur rreth dy vite e gjysëm. Përmes tij, ai prek problematika të shoqërisë sonë.

Nuk i drejtohet një kategorie të veçantë lexuesish por çdokush që e bën pjesë të tij duhet të kuptojë rëndësinë e problematikave që shqetësojnë individin.

Shkrimtari i ri shkodran e pranon që interesi i lexuesve ndaj librit ka rënë por institucionet që kanë në fokus atë mund të bëjnë më shumë. Pas librit “Zanafilla” Suad Arilla do të përqendrojë vëmendjen sërish drejt një projekti të ri letrar.