Prej vitesh bota flet me gjuhën e zhvillimeve teknologjike. Smartphone-t dhe rrjetet sociale janë tregues i ndryshimeve që njeriu ka pësuar si qënie sociale. Mjafton një celular që të kontaktosh me dikë në anën tjetër të botës. Mjafton veç të kërkosh diçka në google dhe merr çdo informacion.

Për psikologen Loreta Tomaj, rrjetet sociale nuk duhen parë si një boomerang që na dëmtojnë por përdorimi i tepërt i tyre krijon efekte negative tek zotëruesit e tyre. Psikologia tregon cilat janë këto pasoja.

Kur ky fenomen prek më shumë adoloshentët zgjidhja mbetet tek shërbimi psiko-social i shkollave.

Në jo pak raste përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale dhe abuzimi me to ka shkaktuar pasoja deri fatale për jetën duke krijuar viktima ndaj thirrja e psikologëve është kufizimi i kohës në to.