Zef Deda, kjo figurë e papërsëritshme e humorit shqiptar, ka ardhur sërish në vëmendjen e publikut. “Një artist si Zefi”, titullohet reportazhi i realizuar nga RTSH. Janë ish-kolegët e tij, aktorët e nderuar shkodranë, me kontribut të madh në teatrin “Migjeni”, që sjellin copëza kujtimesh nga bashkëpunimet me artistin e ndjerë.

Zef Deda do të shquhej shpejt për cilësitë e tij interpretative, si një aktor i gjithëanshëm.

“Në teatrin “Migjeni” kanë lënë gjurmë disa prej korifejve tanë të humorit duke dhuruar art e duke lënë në kujtesën e njerëzve emocione pafund ndaj duket se sa herë do të rikthehen aty do të gjejnë prapë artin e tyre e bashkë me to edhe Zef Dedën”, me këtë përshkrim mbyllet reportazhi i realizuar nga Genc Ymeraj dhe i transmetuar në ditët e para të vitit 2024 në RTSH.