Muzeu i Fotografisë “Marubi” në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare çelën ekspozitën “Gjyqet”, e cila erdhi si një hulumtim i kuratorëve Zef Paci, Luçjan Bedeni dhe Lek Gjeloshi.
Ekspozita bazohet në imazhet fotografike të shkrepura në periudhën nga viti 1945 deri në vitin 1961, kohë kur diktatura shfaqte hapur formën e saj agresive e kërcënuese kundrejt personave që kishin një qëndrim ndryshe.
Gjyqet janë një plagë e shoqërisë shqiptare pavarësisht periudhës së cilës i përkasin, shprehet drejtuesja e ATSH, Valbona Zhupa. Më tej Zhupa thekson se synimi është të nxirren në dritë sa më shumë materiale që disponon arkivi i ATSH.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Muzeun “Marubi” deri në muajin mars.
