Viti 2023 shënon 65-vjetorin e krijimit të Estradës së Shkodrës. Ajo është e vetmja në vend që vijon të jetë aktive edhe sot e kësaj dite.

Gjosho Vasija ishte njëri ndër promotorët e Lëvizjes Amatore në vend ndërsa për shumë vite dha një kontribut të madh në estradën e qytetit.

Ndonëse një artist i humorit dhe parodisë, atë e karakterizonte serioziteti dhe disiplina. Artistët meritojnë më shumë, shprehet Angjela Vasija, bija e parodistit shkodran.

Në Shkodër, njëra prej rrugëve të saj mban emrin “Gjosho Vasija”.