“Fest 62”, ngjarja më e rëndësishme e vitit 2023 në muzikë, dhuroi 31 krijime të reja fondit të muzikës së lehtë shqiptare. Shkodra, si çdo vit tjetër kishte përfaqësuesit e vet në këtë eveniment. Martina Serreqi, një “produkt” i QKF Shkodër provoi për herë të parë emocionet e skenës madhështore në kryeqytet.

“Vetëm ty” u titullua balada me të cilën ajo mori pjesë në festival dhe gjithashtu u vlerësua nga juria me Çmimin e Kritikës. Për artisten e re shkodrane, kjo paraqitje dinjitoze përbën një shtysë për të vijuar rrugëtimin e nisur në muzikë.

Martina Serreqi është njëra nga artistet e talentuara të Shkodrës, me një angazhim të vazhdueshëm në aktivitetet muzikore të qytetit.