Markelian Kapidani, muzikanti i njohur shkodran, prej një jete pjesë e Festivalit të Këngës ka reaguar përmes një statusi në Facebook në lidhje me zërat kundër “Fest 62” dhe mënyrës së organizimit të tij.
Statusi i plotë:
INTRO:
Buttare il bambino insieme all’acqua sporca – thot një thënie italiane, kur bisedat në lidhje me një subjekt të caktuar marrin kah negativ … Me të tilla ide, arrijmë të hedhim pra “fëmijën” bashkë me ujin e turbullt, mbas të larit!
Për ca arsye të pa kuptueshme, në vënd që të diskutohet pozitivisht se në ç’mënyrë mund të permirësohen gjërat, preferohet degradimi i “gjësë” deri në ekstrem!!!
… Në të tilla raste, të arsyetosh bëhet gjithnjë e më e vështirë, pasi interlokutori mesatar ka bindjen e plotë tek marrinat që përrallos. Prandaj thjesht për qështje pune ose zanati e ndjej për detyrë t’ju lajmëroj kundrejt komenteve që nuk sjellin asgjë përveç se kaos…. Gjithsesi, mund ta injoroni ndërhyrjen time dhe të vazhdoni me hamëndjet tuaja.THEME:
Mos harroni një gjë ama: bëhet fjalë për një festival kënge, nuk është as politikë, as shkencë.. .
Festival Pop është… dhe brënda tij kendohet me forma të ndryshme sipas “trendit” të kohës.
Ndërsa rreth Vlerave apo “traditës” kini kujdes kur i PËRMENDNI ato, mbasi mund të shkapeteni på dashur kundra realitetit ku jetoni! Shumica e popullit identifikohet me Tallava, ndërkohë që pretendoni llustër dhe etikë!
Vertet, Kombi më fisnik bazohet në vlera (art, kultur etj) dhe patriotizmi i tij quhet ndërgjegje, ndërkohë, këtu të gjithë janë bërë “Kritikë muzike”, ku kombi ngjet me një Orkestër ordinere dasmash e cila ulëret duke i rënë të njëjtit Aheng på ditur asnjë kokerr note muzikore!
Ky ndishta është prototipi i “Festivalit” në mendësi të shqiptarve!?!
CLIMAX
Muzika e mirë është edhe på tekst, biles dhe në ato raste kur nuk i kupton fjalët, kush ka veshë dhe mëndje të edukuar me muzikë e ndjen gjithsesi atë.
Så më shumë të dëgjojmë muzikë të ndryshme në stil, aq më tepër pika të ndryshme referimi do kemi në lidhje me vlerat e saj.
FINALE
Sa për festivalin, si gjithmonë ka per të pasë materiale muzikore të vlerave të diskutueshme por ka për të pasë edhe gjëra me interes… Ndoshta dikur, muzika Pop kishte njefarë peshe në edukimin e masave, për arsye se nuk ishte thjesht një biznes siç është sot, por mbarte me vete grimca edukuese. Ndërsa sot kjo gjë është fshirë nga muzika Pop…
Kështu, nuk mund të pretendoni të korigjoni një trend të tërë, kur shumica tallavitet nëpër dasma me lloj lloj pislliqesh… dhe pastaj: O burrà,… ky festivali…..Keq apo mirë: Festivali është pasqyra e këtij realiteti ku jetohet, dhe ndryshmet (nëse i duam) nuk mund të pretendohen vetëm tek një aktivitet vjetor si ky në fjalë, po s’u ndryshua më përpara stili i edukimit muzikor ndër Shkolla dhe në familje.
tashti mund të vazhdoni të bëni “gër-vër”
