Fëmijët janë gjithnjë ata që i japin entuziasëm dhe gjallëri atmosferës së festave të fundvitit dhe ashtu bënë edhe në koncertin e organizuar Bashkia Shkodër dhe QKF “Kujtim Alija” në shesh para qindra të pranishmëve.

Veshur me ngjyrën karakteristike të festave, të kuqen e babagjyshit të vitit të ri, artistët e vegjël performuan disa nga këngët më të bukura të festivalit për fëmijë si dhe atij për të rritur ndër vite.

Grimcat humoristike, vallet tradicionale dhe pjesët instrumentale ishin disa nga elementët e kësaj mbrëmje dedikuar tërësisht fëmijëve që urimin për vitin 2024 zgjodhën ta bëjnë në një mënyrë të veçantë.

Ermir Zoga, Përgjegjësi i Artit në QKF “Kujtim Alija” thotë se performancat në mjedis të hapur kanë tjetër bukuri. QKF Shkodër ka dhuruar përgjatë këtij viti aktivitete të larmishme duke nxitur dëshirën tek fëmijët të bëhen pjesë e saj.