Roli i ekspeditave dhe rëndësia e tyre ishte fokusi i takimit studentor të mbajtur në Bibliotekën Shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi” nga Departamenti i Historisë. Ekspeditat janë një mundësi e mirë për të njohur nga afër kulturën materiale dhe atë shpirtërore të vendit tonë
Ekspedita në formën e praktikave mësimore realizohet rreth dy javë brenda një viti akademik por gjithashtu përfshihen edhe orë të veçanta praktike dhe kjo përbën një arsye më shumë për studentët që të zgjedhin degë si: Historia, Gjeografia etj. në UNISHK.
Ekspeditat e zhvilluara nga degë të veçanta të UNISHK zhvillohen në qytete të ndryshme të vendit dhe ato kanë një rëndësi të madhe sa i përket mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe monumenteve natyrore.
