Biblioteka “Marin Barleti” mbylli kalendarin vjetor të aktiviteteve me ekspozitën “Kioska” të fotografit austriak Robert Pichler. Pas rrugëtimit të saj në disa qytete të vendit, ishte radha e Shkodrës për ta mirëpritur atë. I pranishëm ishte Ambasadori i Austrisë në vendin tonë Christian Steiner ndërsa përshëndeti të pranishmit drejtuesja e Bibliotekës Ledia Dushi.
Nën titullin “Kioskat” ai sjell Shqipërinë e rrethinave ku peshkatarët, turistët, çobanët, baret e plazheve vijnë së bashku nën syrin vëzhgues të fotografit dhe me një koncept që ai e shpjegon me historinë tonë. E gjitha nisi nga disa fotografi të shkrepura në vitin 2011 në Gjirin e Lalzit.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur edhe gjatë muajit janar 2024 ndërsa rrugëtimi i saj do të vijojë edhe në Kosovë.
