Atmosfera e bukur e festave të dhjetorit po shoqërohet me një seri aktivitetesh kulturore në Shkodër. “Dita e Diasporës” ishte njëra prej tyre. Ajo u organizua në sheshin para bashkisë me pjesëmarrjen e një grupi arbëreshësh që rikthehen sërish në “folenë” e tyre.
Pa këngët shkodrane festa është e mangët ndaj ato erdhën bukur përmes zërit të disa prej artistëve të QK “Pjetër Gaci”. Qytetarët shprehin kënaqësinë e tyre për atmosferën e krijuar.
“Dita e Diasporës” u organizua nga Bashkia Shkodër dhe Qendra e Studimeve dhe e Publikimeve për Arbëreshët.
