Si në një skenë teatrale në qiell të hapur nxënësit e shkollës “Zemra e Krishtit” u bënë pjesë e manifestimit të Betlehemit të gjallë, organizuar në sheshin e Katedrales “Shën Shtjefni” të Shkodrës ku qindra qytetarë morën pjesë si vizitorë.

Synimi i organizimeve të tilla është rritja e vetëdijësimit tek njerëzit për rëndësinë e ngjarjeve të tilla siç është ajo e lindjes së Krishtit. Momente të tilla shërbejnë edhe si çaste reflektimi për çdonjërin nga ne.

Atmosfera u bë më festive me këngët e kënduara nga fëmijët e vegjël dhe nxënësit e shkollës organizatore të aktivitetit.