Holli i teatrit “Migjeni” u bë ambienti mikpritës i ekspozitës fotografike me shpendët më të bukur, të shkrepura mjeshtërisht nga 21 fotografë, shqiptarë dhe të huaj. Nuk është hera e parë që fotografët e botës së egër realizojnë ekspozita të tilla por kësaj here fokusi ka të bëjë me dallëndyshen e detit faqebardhë, e cila gjendet në liqenin e Shkodrës por rrezikon të zhduket ndaj fotografitë e ekspozitës shërbejnë për të ndërgjegjësuar në lidhje me këtë kauzë.

Janë disa faktorë që e vënë në rrezik ekzistencën e këtij shpendi

Shkodra është bërë disa herë qyteti që ka mikpritur ekspozita të tilla që veç elementit artistik dhe promovimit të natyrës së egër shërbejnë edhe për përcjelljen e mesazheve të rëndësishme për mbrojtjen e këtyre habitateve.