Shkodra prej ditësh e netësh po i pret festat e fundvitit me atmosferë dhe gjallëri të vazhdueshme teksa sheshi para Bashkisë është shndërruar në “skenën qendrore” të këtyre festimeve.

Mes aktiviteteve të shumta spikat edhe Festivali i Kulinarisë. Ai do të mbahet në datat 15 dhe 16 dhjetor. Brunilda Liçaj është shpallur nga Bashkia Shkodër fituese me idenë e saj të organizimit.

Fundjava do të sjellë në Shkodër disa nga blogerët më të njohur në vend ndërsa ata do të jenë një “reklamë” e mirë për promovimin e qytetit edhe më shumë mes gjithë kësaj atmosfere festive.

Veç Festivalit të Kulinarisë, Shkodra pritet të ketë një seri aktivitetesh që do të mbajnë në tonus gjithë atmosferën e bukur të festave të dhjetorit.