At Donat Kurti, frati françeskan, mësuesi, mbledhësi i folklorit, publicisti dhe përkthyesi i shquar u përkujtua në 120-vjetorin e tij të lindjes përmes aktivitetit “Vjollca e letrave shqipe”. Dorëshkrime të rralla, të papublikuara më parë si dhe vepra të tij u ekspozuan në Bibliotekën Françeskane të Shkodrës.

Dorëshkrimet e publikuara datojnë që nga viti 1945.

At Donat Kurti as në burg nuk e ndërpreu punën e lodhshme shkencore. 

Aktiviteti i organizuar nga Provinca Françeskane Shqiptare, UNISHK dhe Qendra e Studimeve Albanologjike u shoqërua edhe me një konferencë shkencore mbi kontributin e At Donat Kurtit ndërsa u prezantua edhe kolana prej 7 vëllimesh “Prralla kombtare”.