Në Shkodër po zhvillohen veprimtari të ndryshme në kuadër të fushatës së aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Cikli “Burrat dinë me dashtë” këtë vit erdhi përmes botimit “Babi në ngjyrat e mia” realizuar nga organizatat “Gruaja tek Gruaja” dhe “Zyra për Djem dhe Burra”. Aktiviteti i mbajtur në QKF “Kujtim Alija” mblodhi dhjetëra fëmijë.

Botimi “Babi në ngjyrat e mia” është rezultat i punës së 70 fëmijëve nga kopshtet e qytetit dhe i fantazisë së krijuese shprehur në pikturë. Mesazhi që bartin ditët e fushatës së aktivizmit ka një rëndësi të veçantë sa i përket kauzës që trajton.

Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore do të vijojnë në Shkodër edhe për disa ditë të tjera.