Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi imazhe dhe dokumenta që vërtetojnë se Thethi ishte një pikë tërheqëse për vizitorët që në vitin 1939.

Në vitin 1938, Enti Kombëtar i Turizmit në bashkëpunim me Prefekturën e Shkodrës dhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ndërmerr aksionin për ndërtimin e një hoteli turistik në Theth, me qëllim që “t’i epesh nji hov turistik asaj krahine, veçanërisht e caktueme për sportet dimnore dhe për alpinizëm”.

Sipas dokumenteve, hoteli me kapacitet prej 9 dhomash do të ndërtohej mbi një truall të marrë me qira, pasi banorët e zonës nuk pranonin shitjen e tokave. Gjithashtu, Bashkëlidhur, pamje nga lugina e Thethit dhe dokumentet e projektit mbi ndërtimin e hotelit turistik, si edhe preventivi ekonomik i tij.