Më datë 5 dhjetor 2023, studentët e Programit Gazetari-Komunikim audiodramatizuan një tregim. Kjo ishte detyra më e fundit artistike që realizuan këto studentë të vitit të parë. Paraqitja e kësaj pune artistike mblodhi pedagogë e studentë të Fakultetit të Shkencave Shoqërore për të diskutuar rreth nismave të tilla të dobishme, që mund t’ua ofrojnë shijen e mirë të letërsisë, përmes kësaj forme, edhe njerëzve me mundësi të kufizuara shikimi.

Detyra ishte konceptuar dhe ideuar nga pedagogu i Departamentit të Letërsisë, dr. Gëzim Puka. Studentët Arjola Zadrima, Marjo Gjini dhe Paula Qershija e realizuan me shumë cilësi audiodramatizimin e tregimit “Atomet, shpirti, dashuria…” të shkrimtarit Anton Gojçaj.

Në tregim trajtohet tema e lirisë, e dashurisë dhe e komunikimit njerëzor e mishëruar përmes një historie me personazhe alegoriko-simbolike, siç janë: një papagall (Alefi) dhe një zog tjetër (Omega). Përmes një ngjarjeje në dukje minimaliste, në këtë tekst rrëfehet vetë historia e njeriut dhe raporti i tij me lirinë.

“Atomet, shpirti, dashuria…” (Audiodramatizim)