“Ne Liri Dona” ishte marshimi ndërgjegjësues i shoqërisë civile në Shkodër për ngjarjen e trishtë ndodhur në Kosovë ku një grua humbi jetën në rrethana misterioze ku i dyshuari kryesor rezulton të jetë bashkëshorti i saj.
Me pankarta në duar që shprehnin mesazhe për dashuri, respekt, liri etj. thirrjes për marshimin iu bashkuan një pjesë e vajzave dhe grave të këtij qyteti, të veshura me ngjyrë të errët mbanin në duar lule dhe fotografi të vajzës nga Kosova.
Marshimi nisi tek Truma e Dugajve të Reja dhe vijoi përgjatë pedonales për t’u ndalur më pas tek shtatorja e Nënë Terezës ku u vendosën qirinj dhe lule nga pjesëmarrëset.
