Në kuadër të fushatës së 16 ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, në mjediset e Bibliotekës “Marin Barleti” u zhvillua takimi me fokus Letërsinë Feministe. Pjesë e panelit, si e ftuar ishte shkrimtarja e njohur Rita Petro. Ajo thekson rëndësinë që duhet t’i jepet kësaj pjese të letërsisë.
“Letërsia feministe” ka në fokus diskutimin e veprave letrare artistike, të cilat lidhen me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të vajzave dhe grave, si dhe krijimin e një qasjeje të re dhe hapësire të dedikuar për të promovuar këto të drejta.
Aktiviteti i organizuar nga “Gruaja tek Gruaja” dhe “Zyra për Djem dhe Burra” synon sensibilizimin e pjesëmarrësve nëpërmjet artit, diskutimit dhe qasjes nga të ftuarit.
